“Është një mi kanalesh”, Gëzim Sinemati i përgjigjet Refik Halilit: E mban peng dosja që ka në Federatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Është një mi kanalesh”, Gëzim Sinemati i përgjigjet Refik Halilit: E mban peng dosja që ka në Federatë

Gazetari i njohur, Gëzim Sinemati i ka kthyer përgjigje presidentit të Tiranës, Refik Halili pas deklaratës që ky i fundit bëri pas eleminimit nga Kupa kundër Dinamos.

Numri një i bardhebluve u shpreh se këta persona që bëjnë deklarata për tolerime ndeshjesh i largojnë tifozët nga stadiumi.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Sinemati u shpreh se nuk e priste një ofendim të tillë nga presidenti Halili e mendon se ka qenë i nxitur.

Deklarata e presidentit Halili? “Nuk mund të ofendohen gazetarët në këtë mënyrë. Po afrojnë zgjedhjet dhe unë kam përvojë e nuk janë rastësi disa gjëra. Nuk jemi ne që kemi larguar tifozët, por janë vetë presidentët.

Advertisement

Tirana ka një dosje peng në Federatë për ndeshjen me Ballshin. Nuk e besoja dot pasi nuk e kam parë intervistën, por më thanë e mendoj se ka qenë i nxitur.

Nuk kishte pse të kalonte në këto ofendime pasi edhe kur kanë qenë familiarët e tij kemi folur e kemi debatuar normalisht. Para dy javësh doli një zyrtar që ofendoi të gjithë tifozët”, u shpreh Sinemati.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy