Evertoni interesohet për Costan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Evertoni po kërkon transferimin e sulmuesit Diego Costa, i cili do të largohet nga Atletico Madridi në muajin tjetër, ka shkruar të enjten “Mundo Deportivo”.

Costa ka refuzuar rinovimin e kontratës me Atleticon që i skadon në fund të këtij edicioni dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje nga klubi spanjoll për afatin kalimtar të janarit. Evertoni beson se me një ofertë prej pesë milionë eurosh mund të sigurojë shërbimet e Costas pasi trajneri Carlo Ancelotti është në kërkim të një sulmuesi.

Costa këtë edicion ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje në La Liga. Megjithatë, krahas Evertonit, interesim për shërbimet e Costas 32-vjeçar, kanë treguar edhe Tottenhami, Napoli e Fenerbahçe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy