FOTOT: Futbollisti i famshëm i merr të fejuarën shokut të tij të ngushtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ezequiel Lavezzi është kthyer në qendër të thashethemeve pikante në Argjentinë. Ish-sulmuesi i Napolit dhe PSG rrezikon të humbasë disa prona për shkak të betejës në gjyq me ish-partneren Yanina Screpante.

Ndërkohë, gazetarët argjentinas kanë zbardhur disa sekrete të papublikuara për marrëdhënien mes futbollistit të famshëm dhe të dashurës së re, modeles Natalia Borges.

Mesa duket kjo e fundit ka qenë e fejuar me një nga miqtë më të mirë të Lavezzi-t, kur ra në dashuri me “Pocho”.

“Lavezzi dhe Natalia u takuan për herë të parë në Ibiza, gjatë një darke prej katër personash.

Advertisement

Ajo ishte e fejuar me Lorenzo, një mik i ngushtë i ish-futbollistit”, – tha gazetari Guido Zaffora në programin televiziv “Es por hay”.

“Borges u lidh me Lavezzi dhe Lorenzo mbeti vetëm, i braktisur, duke humbur edhe të fejuarën, edhe shokun e ngushtë”, – shtoi ai, duke e krahasuar historinë me trekëndëshin e famshëm të dashurisë Mauro Icardi-Ëanda Nara-Maxi Lopez.

Lavezzi e ka “ngrënë pas krahëve” shokun e tij të ngushtë, njësoj sikurse bëri dikur Icardi me Maxi Lopez, të cilit i rrëmbeu gruan (Wanda Nara), edhe pse ishin shokë për kokë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy