Incidentet me Poloninë, FIFA dënon me gjobë të majme FSHF-në dhe mbyll stadiumin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Incidentet me Poloninë, FIFA dënon me gjobë të majme FSHF-në dhe mbyll stadiumin

FIFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit për incidentet në duelin me Poloninë, si dhe na mbyll stadiumin për duelin e fundit ndaj Andorrës në Shqipëri. Ky është vendimi i marrë ditën e sotme, ndërkohë që FSHF po mendon edhe mundësinë e ankimimit.

NJOFTIMI – “Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium.

Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

Advertisement

Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara”, njofton FSHF përmes një njoftimi të bërë së fundmi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy