Juventusi interesohet për sulmuesin e PSG-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mauro Icardi do të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Sulmuesi argjentinas do shitet nga klubi francez pasi trajneri Maurico Pochettino nuk llogarit në shërbimet e tij.

Interesim për Icardin ka shprehur Juventusi. Mediat italiane kanë bërë të ditur se “Zonja e Vjetër” do të nis kontaktet me menaxherin e lojtarit.

Kampioni i Serie A, është i gatshëm t’i plotësoj kërkesat e sulmuesit për ta bindur të transferohet në Itali.

Advertisement

PSG-ja për ta liruar Icardin po kërkon mbi 50 milionë euro.

28-vjeçari këtë edicion në 19 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime. Ai ka kontratë me francezët deri në vitin 2024.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy