Koeman pranon superioritetin e PSG-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka pranuar se PSG-ja ishte skuadër superiore të martën mbrëma në “Camp Nou”. Parisi fitoi 4:1 ndaj Barçës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Championsit.

“Qartë se rezultati reflekton se sa superior ishte PSG-ja. Në pjesën e dytë kemi pasur probleme në repartin defanziv. Francezët dëshmuan se fizikisht janë superior ndaj nesh. Duhet të pranojmë se ata ishin superior. Duhet të pranojmë këtë, të përmirësojmë gjërat. Ne e dimë se kjo mund të ndodhë pasi kemi luajtur ndaj një ekipi të shkëlqyeshëm, një ekipi fizik, me përvojë”, ka thënë Koeman.

“4:1 është natyrisht humbje e rëndë. Mund të gënjej, por të humbësh 4:1 në shtëpi të lë pak opsione. Ndeshja ka dëshmuar se na mungojnë gjëra për të qenë në nivelin më të mirë, sidomos në nivelin e Ligës së Kampionëve”, ka shtuar trajneri holandez.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy