Koemani dëshiron transferime në janar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë të premten se dëshiron të bëjë transferime në afatin kalimtar të janarit, por shtoi se gjithçka do të varet nga presidenti i ri i klubit.

Barcelona do t’i mbajë zgjedhjet më 24 janar pasi vitin e kaluar, Maria Bartomeu dha dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit.

“Është e rëndësishme për këtë sezon të transferojmë lojtarë të rinj sepse dëshirojmë ta përmirësojmë skuadrën. Mendoj se ne duhet ta shtojmë konkurrencën në pozita”, ka thënë holandezi në konferencën për shtyp para duelit të së shtunës në La Liga në udhëtim te Granada.

Koeman do të mbetet pa Ansu Fatin, Gerard Piquen, Philippe Coutinhon dhe Sergi Roberton në udhëtimin në Andaluzi, ndërsa qendërmbrojtësi Clement Lenglet është i suspenduar.

Advertisement

Ai po ashtu ka thënë se skuadra duhet të ketë kujdes pasi është shtatë pikë larg liderit, Atletico Madridit, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Nënvizoi se skuadra e tij nuk duhet të bëjë lëshime në pikë.

“Duhet të fitojmë pikë dhe t’u tregojmë tjerëve se ne ende mund ta fitojmë ligën, e që mendoj se është gjëja më e rëndësishme. Ka shumë presion te lojtarët dhe te ekipi. E dimë se më nuk duhet të humbim ndeshje”, theksoi trajneri i Barcelonës, që e kërkon fitoren e tretë rresht në ligë.

Barcelona në dy duelet e fundit mposhti Huescan 1:0 dhe Athletic Bilbaon, 3:2.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy