
Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos ka publikuar listën e zgjeruar të lojtarëve për ndeshjet e këtij muaji që do të luhen në Prishtinë. Kosova më 18 shkurt do të luaj kundër Luksemburgut kurse dy ditë më vonë, do të përballet me Sllovakinë në kuadër të raundit të parë parakualifikues për Botërorin 2023.
Kosova të martën ka nisur grumbullimin kurse në listën e zgjeruar janë përfshirë 16 basketbollistë, që pastaj do të reduktohet në 12. Në listë janë përfshirë: Divine Myles, Musab Malaj, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Arian Qallaku, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Dion Sheqiri, Fisnik Rugova, Gëzim Morina dhe Urim Zenelaj. Kosova bën pjesë në Grupin B dhe është e treta me gjashtë pikë të mbledhura. Kosovës i nevojiten dy fitore për të avancuar në raundin tjetër. Të dyja ndeshjet, Kosova i luan prej orës 19:00.