Lacazette do të largohet nga Arsenali

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sulmuesi francez Alexandre Lacazette pritet të largohet nga skuadra e Arsenalit në fund të këtij edicioni.

Mësohet se drejtuesit e klubit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Lacazetten pasi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij në këtë sezon.

Për ta lënë të lirë 29-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin tjetër, Arsenali po kërkon rreth 30 milionë euro.

Lacazette këtë edicion ka shënuar dhjetë gola në 27 ndeshje për ekipin londinez në të gjitha garat.

Advertisement

Ai është pjesë e Arsenalit prej vitit 2017 kur u transferua nga Lyoni për 53 milionë euro dëmshpërblim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy