Lara Colturi e 9-ta në botë, rezultat historik për skitë shqiptare në sllallomin e Austrisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lara Colturi e 9-ta në botë, rezultat historik për skitë shqiptare në sllallomin e Austrisë

Rezultat historik për skitë shqiptare në garat e kupës së botës që po zhvillohen në Flachau të Austrisë.  Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë, Lara Colturi u rendit në vendin e nëntë në garën  e  disiplinës Sllallom, rezultat që përfaqëson padiskutim momentin më të mirë në historinë e këtij sporti për vendin tonë. 17 vjeçarja pas garës mjaft të suksesshme tha se që në stërvitje kishte pasur ndjesi të mira se mund të merrte një rezultat shumë të mirë në këtë kupë bote.

 “Jam super e lumtur për rezultatin këtë garë. Më në fund arrita të marr atë që kisha si ndjesi në stërvitje. Në zbritjen e parë shtyva shumë fort dhe i kuptova shenjat e mira, ndërsa të dytën u përpoqa ta shijoja në maksimum, te shtyja sa më tepër  te ishte e mundur dhe në fund rezultati erdhi.”, tha ajo.

Colturi i befasoi të gjithë në fakt pasi e nisi si numri 60 në Sllallon dhe përfundoi Brenda 10-teshës së parë falë kohës së jashtëzakonshme 1 minutën 51 sekonda ”84 të qindtat.

Skiatorja e talentuar konsolidon të qenit në listën e 30 më të mirave në botë në sllallom, një prej dy disiplinave në të cilat do të garojë në turneun e radhës ne Sllovaki në 20 dhe 21 janar . /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy