Në Shkup nis grumbulli i futbollisteve të Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut.

Futbollistet kosovare kanë arritur në Shkup të martën dhe e kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore. Ndeshjen e parë miqësore, Kosova e luan mw 8 prill, kurse të dytën mw 11 prill. Përzgjedhësja Afërdita Fazlija ka publikuar edhe listën e 23 lojtareve të ftuara.

Vetëm dy futbolliste luajnë nw klubet evropiane, kurse të tjerat në Kosovw dhe në Shqipëri. “Dardanet do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren A të Maqedonisë së Veriut, të cilat do të zhvillohen më 8 dhe 11 prill në Shkup. Me këto dy ndeshje përzgjedhësja Afërditë Fazlija, ka për qëllim që t’i mbajë Dardanet në vazhdimësinë e përgatitjeve të Kombëtares për garat kualifikuese, pasi në qershor pritet t’i mësojnë edhe kombëtaret rivale. Në këto dy ballafaqime me përjashtim të dy futbollisteve që vijnë nga klubet evropiane të gjitha tjerat janë nga kampionati vendor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.

Ndeshjen e parë “Dardanet” do ta luajnë të enjten nga ora 15:00.

Advertisement

Lista e futbollisteve

Florentina Kolgeci (KFF”Mitrovica”) Lavdije Behrami (KFF”Vllaznia”) Ilfete Kryeziu (KFF”Kosova”) Liridonë Syla (KFF”Mitrovica”) Edonë Kryeziu (KFF”Mitrovica”) Donjeta Halilaj (KFF”Mitrovica”) Marigonë tahiri (KFF”Mitrovica”) Donika Graiçevci (FC”Carl Zeiss Jena”) Agnesa Gashi (KFF”Mitrovica”) Blerta Shala (KFF”Mitrovica”) Verona Berisha (KFF”A&N) Fortesa Berisha (KFF”Malisheva”) Erjona Emerllahu (KFF”Mitrovica”) Fatlinda Rama (KFF”A&N”) Anjeza Berisha KFF”Jakova”) Majlinda Kadollit (KFF”Kosova”) Loreta Lulaj (FC”Ingolstadt”) Feride Kastrati (KFF “Apollonia”) Fkeleta Musaj ((KFF”Mitrovica”) Anjeza Rexhepi (KFF “A&N”) Kaltrina Biçkaj (KFF”Mitrovica”) Lumbardha Misini (KFFVizioni” Rrezona Ramadani (KFF”Vllaznia”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy