Pioli thotë se Milani do të forcohet në janar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka paralajmëruar se ekipi i tij do të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit derisa ka paralajmëruar se si Hakan Calhanoglu ashtu edhe Gianluigi Donnarumma do të rinovojnë kontratat që iu skadojnë në fund të këtij edicioni.

Milani aktualisht është lider në Serie A me vetëm një humbje në 16 ndeshje dhe të shtunën në kuadër të xhiros së 17 e pret në “San Siro” skuadrën e Romës.

“Besoj se do të forcohemi gjatë janarit dhe drejtuesit e klubit janë duke punuar në këtë drejtim. Nuk po ngutemi deri në momentin që do të na tregohet mundësia për të reaguar”, është shprehur Pioli të premten në konferencën për shtyp. “Sa i përket lojtarëve, të cilëve u skadojnë kontratat në fund të këtij edicioni mund të them se ata së shpejti do të rinovojnë”.

Pioli gjithashtu ka bërë të ditur se kundër Romës nuk do të mund të llogarisë në sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy