Puig doli vullnetar për ta gjuajtur penalltinë vendimtare për Barcelonën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori i Barcelonës, Riqui Puig, ka thënë se do të vazhdojë të luftojë për vendin e tij në skuadrën e parë të Barçës, pasi ai shënoi penalltinë vendimtare mbrëmë, ndërsa Barcelona triumfoi pas penalltive ndaj Real Sociedadit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Puig e ka ndihmuar skuadrën të kualifikohet në finale të Superkupës së Spanjës, pasi realizoi penalltinë vendimtare. Pas 120 minutave lojë rezultati ishte 1:1, ndërsa Barcelona triumfoi 3:2 pas penalltive.

Frenkie de Jong (39’) kishte shënuar për Barcelonën në kohë të rregullt, ndërsa barazoi Mikel Oyarzabal (51’ penallti) për Sociedadin. Nga minuta e 103-të në radhët e Sociedadit u aktivizua Adnan Januzaj dhe realizoi një penallti.

Derisa shumë tifozë të Barcelonës kanë kërkura që Puig të aktivizohet më tepër, vet trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka aktivizuar pak 21-vjeçarin.

Advertisement

Edhe ndaj Sociedadit, Puig, u aktivizua nga banka rezervë dhe për të ishte vetëm ndeshja e shtatë e stinorit. Të gjitha i ka luajtur si rezervist.

Por, Puig shprehu gatishmërinë për të marrë përgjegjësi. Ai insistoi të gjuante penalltinë e pestë.

“Jam shumë i lumtur që kam shënura penalltinë e fundit. Dola vullnetar për të gjuajtur penalltinë e pestë. E lam gjuajtur me besim të madh. Kurrë nuk kam humbur dëshirën për të qenë në skuadrën e parë dhe do të vazhdojë të luftojë. Ronaldi zgjodhi katër lojtarë për të gjuajtur penalltitë dhe unë e kërkova të pestën. Jam person i lumtur, kurrë nuk kam humbur buzëqeshjen. Jam me fat dhe nuk do të dorëzohem”, tha Puig pas ndeshjes, raportojnë mediumet spanjolle.

Koeman e ka konfirmuar se Puigi doli vullnetar për ta gjuajtur penalltinë e pestë.

Advertisement

“Penalltinë e fundit? Unë kisha katër emra, dhe pyeta se kush do që ta gjuajë penalltinë e pestë. Riqui ishte i vendosur ta gjuante”, ka thënë Koeman, i cili po i afrohet trofeut të parë me Barcelonën.

Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës më 17 janar do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Real Madridit e Athletic Bilbaos. Kjo ndeshje do të luhet sonte me fillim nga ora 21:00.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy