Rashica luan në fitoren e Werderit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Milot Rashica ka luajtur si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 83-t në fitoren e Werder Bremenit.

Skuadra e reprezentuesit të Kosovës fitoi me rezultatin 2:0 në udhëtim te Arminia Bielefeldi në ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-t. Werderi me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 30 pikëve, dhe pozicionohet në vendin e 12-t në tabelë. Golat për skuadrën vizitore i shënuan Josh Sargent në minutën e 47-t dhe Kevin Mohwald në minutën e 75-t. Nikoqirët nga minuta e 71-t luajtën me një futbollist më pak në fushë pasi me karton të kuq u ndëshkua Nathan De Medina.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy