Sarri dhe Moxhi në “luftë” me njëri-tjetrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sarri dhe Moxhi në “luftë” me njëri-tjetrin

Mauricio Sarri dhe Luçiano Moxhi janë në luftë të hapur me njëri-tjetrin, ku nuk mungojnë thumbat mes tyre.

Sarri ka reaguar pas deklaratave thumbuese të bëra pak ditë më parë me Moxhin.

Moxhi kishte deklaruar pas eliminimit të Lacios nga Liga e Kampioneve se faji ishte i Sarrit, i cili kishte dështuar në planet e tij dhe se Juventusi kishte qenë me fat që e kishte larguar pasi përndryshe do të binte nga kategoria.

Sot Sarri ka reaguar nëpërmjet mediave të klubit, duke folur për mbështetjen publike që i kishte bërë klubi këto ditë si dhe deklaratat e Moxhit kundër tij.

Advertisement

“Unë e ndjej çdo ditë besimin e klubit, nëse shprehet publikisht mua më lumturon, por nuk më mungonte në këtë pikëpamje. Sa i përket deklaratave të Moxhit, kam vështirësi pasi duhej t’i përgjigjesha një personi të përjashtuar dhe do të tregoja mungesë respekti ndaj të gjithë atyre që nuk janë të përjashtuar.

E vërteta është që titulli i fundit i Juventusit erdhi nën drejtimin tim, ndërsa në historinë mbi 100 vjeçare si ajo e Juventusit, e vetmja rënie nga kategoria ka ardhur nën drejtimin e tij, edhe me 17 pikë penalizim për kampionatin pasardhës në Serinë B… Unë kam ndjesinë e asaj që mund të fshihet pas këtyre deklaratave, por këto janë faktet”, theksoi Sarri në deklaratën e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy