Silva do të mbetet te Chelsea

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Chelsea do të nisë bisedimet me Thiago Silvan për vazhdimin e kontratës. Mbrojtësi brazilian ka bindur drejtuesit e klubit londinez me paraqitjet e tij këtë edicion ta mbajnë më gjatë në “Stamford Bridge”.

Mediat angleze kanë raportuar të martën se krerët e klubit anglez do t’i ofrojnë kontratë njëvjeçare brazilianit, të cilit kontrata aktuale i skadon në fund të sezonit.

Silva këtë sezon ka luajtur në 17 ndeshje në Premier League, ku ka shënuar edhe dy gola. Ai është pjesë e Chelseat, që nga viti 2020 kur u transferua nga PSG-ja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy