Talenti Shoretire firmos kontratë profesioniste me Unitedin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Manchester Unitedi ka njoftuar të hënën se talenti Shola Shoretire ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale me klubin. Sulmuesi 17-vjeçar ka treguar paraqitje të mira me ekipin U23 të Manchester Unitedit dhe është shpërblyer me kontratë profesionale.

Ai tani do të jetë nën vëzhgim të stafit të ekipit të parë dhe brenda një kohe të shkurtër mund të ftohet nën urdhërat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Shoretire është pjesë e akademisë së Manchester Unitedit që nga mosha nëntëvjeçare dhe këtë edicion në Premier League 2 ka shënuar pesë gola në 13 paraqitje.

“Firmosja e kontratës së parë profesioniste me ekipin e fëmijërisë, është një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë ndër të tjera Shortire, i cili kontratën profesioniste e ka firmosur përkrah trajnerit Solskjaer.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy