Vidal do të mbetet tek Interi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori Arturo Vidal do të mbetet pjesë e skuadrës së Interit edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Ditë më parë, u raportua se te Interi kanë marrë vendim për ta nxjerrë në shitje Vidalin këtë verë pasi në klub nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Megjithatë, burime brenda ekipit nga Serie A kanë përgënjeshtruar të gjitha duke insistuar se Vidal nuk do të largohet dhe se do ta respektojë kontratën e tij deri në fund.

Kiliani ka kontratë me Interin deri në vitin tjetër kurse ekipit iu bashkua verën e shkuar nga Barcelona.

Advertisement

“Vidal nuk do të largohet nga Interi derisa të ketë kontratë, ndonëse e ka opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër”, ka thënë burime brenda Interit.

Vidal në këtë edicion ka dy gola e po aq asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy