BE synon vendosjen e çmimit tavan për gazin rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE synon vendosjen e çmimit tavan për gazin rus

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë dhënë shenja se synojnë të vendosin çmim tavan për gazin rus, pavarësisht kërcënimeve të Rusisë se mund të ndalë furnizimet në rast të një vendimi të tillë.

 

Rusia tashmë ka ndërprerë pjesërisht apo plotësisht furnizimet me gaz për 13 vende anëtare të BE-së, të cilat përdorin energjinë ruse për të ngrohur shtëpitë, për të prodhuar rrymë dhe për të mbajtur në funksion fabrikat.

 

Advertisement

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka thënë gazetarëve më 7 shtator se “ne do të propozojmë çmim tavan në gazin rus” përveç masave tjera.

 

Ajo ka përmendur edhe shkurtimet e detyruara të energjisë elektrike përgjatë pikut të përdorimit.

 

Advertisement

“Ne duhet të ndalim të ardhurat e Rusisë, të cilat i përdor (presidenti rus, Vladimir) Putin për të financuar këtë luftë mizore në Ukrainë”, ka thënë von der Leyen.

 

Para shpërthimit të luftës në Ukrainë, BE-ja e ka siguruar 40 për qind të energjisë nga Rusia.

 

Advertisement

Ministri çek i Industrisë, Jozef Sikela, u ka thënë senatorëve çekë më herët gjatë ditës se vënia e çmimit tavan në gazin rus nuk është zgjidhje për krizën aktuale.

 

Sipas tij, ministrat e Energjisë së BE-së nuk duhet të diskutojnë diçka të tillë, në një takim që do ta zhvillojnë këtë javë.

 

Advertisement

Çekët udhëheqin aktualisht Presidencën e BE-së.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

 

Advertisement

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Advertisement

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy