FAKSIMILE/ Zbulohet letra e krahinës së Labërisë drejtuar Ahmet Zogut në vitin 1930: Naltmadhëni, kemi nevojë për rrugën e lumit të Vlorës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rruga e Lumit të Vlorës ka qenë përherë mes udhëkryqesh të mëdha politike duke lënë çdo iniciativë sado të vogël që të gërryhet nga historia.

Pavarësisht kërkesave të panumërta të Labërisë së Sipërme për t’i shpëtuar izolimit që vinte nga mungesa e rrugës, thuajse askush nuk e kishte marrë seriozisht këtë problematikë që kishte ngelur thjesht një pin-poong elektoral dhe asgjë më shumë.

Por zanafilla nuk nis e merr hov thjesht në këto 30 vite pluralizëm që dihet se si kanë rrjedhur dinamikat pas-elektorale.

Referuar dokumenteve historike, kjo çështje shtrohet për herë të parë në rrafshin institucional më 2 dhjetor 1930.

Advertisement

Gazeta “TemA” ka kryer një kërkim ku ka siguruar dokumentin e parë ku shprehet hapur kërkesa e 11 katundeve për rehabilitimin e këtij aksi që kishte vështirësuar jetën e banorëve të zonës.

Në letrën adresuar qeverisë së kohës, problemi i shtrohet Ahmet Zogut ku shpaloset i gjithë kalvari i mundimeve që duhen hequr për t’u lidhur me qytetin.

Pavarësisht viteve që kanë rrjedhur njëri pas tjetrit, janë dashur afro 100 vite që kjo kërkesë dhe shumë të tjera të merren në konsideratë për t’i dhënë asaj hapësirë vëmendjen e duhur.

Sot ky aks automobilistik e kthen Labërinë e Sipërme nga një prej zonave më të izoluara të vendit në udhëkryq të turizmit.

Advertisement

Më poshtë po pasqyrojmë faksimilen e letrës së komuniteteve të kohës adresuar Ahmet Zogut. (TemA)


Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy