Kultura shqiptare në sytë e Edith Durham

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Leontina Nika

Larmia e kostumeve popullore shqiptare, doket dhe zakonet tona, e bënë artisten dhe shkrimtaren britanike Edith Durham që të dashurohej me albanologjinë shqiptare.

Shkrimet e saj të një shekulli më parë për vlerat e kësaj pasurie unike, duket se kanë shkuar në vesh të shurdhët, sipas artistit Shpend Bengu.

“Edith Durham është një ndër figurat më të shquara në studimet albanologjike, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lidhje me kulturën dhe historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Advertisement

Rezultatet e studimeve origjinale të saj në këtë fushë, me koleksionet e saj origjinale nga trashëgimia jo materiale shqiptare, vizatimet, fotot dhe regjistrimet audio, që ajo bëri me fonografin e saj, e bën atë, një ndër ekspertet më të njohura në studimet ballkanike”, shprehet studiuesi i trashëgimisë jo materiale Shpend Bengu.

Përpos konferencës shkencore mbi figurën e saj, tashme është butuar edhe një libër, i cili pasqyron figurën poliedrike të Edith Durham.

Dëmtimi më i madh i simboleve, sipas Bengut është  kryer në sistemi diktatrorial

Ndërsa sot sipas tij, trashëgimia kulturore jo materiale është lënë në duart e jo profesionistëve .

Advertisement

Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy