Ndahet nga jeta Prof. Dr. Artan Tashko, personaliteti I shkencave gjeologjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta Prof. Dr. Artan Tashko, personaliteti I shkencave gjeologjike  

Profesori I njohur I shkencave gjeologjike Prof. Dr. Artan Tashko është ndarë sot nga jeta. Pasardhës I familjes së shquar të Athanas Tashkos, Profesor Artan Tashko ishte një pasardhës I denjë I tyre dhe I dha familjes së tij dhe shoqërisë shqiptare një emër të madh në shkencën gjeologjike.

Ai u shkollua në Rusi, (Bashkimin Sovjetik) në fund të viteve 50 dhe pastaj shërbeu pjesën më të madhe të jetës si pedagog në Fakultetin e Gjeologji Minierave duke dhënë kontributin e tij në shkencën e gjeokimisë.

Profesor Artan Tashko I përket brezit të shquar të shkenctarëve shqiptarë që kanë një kontribut të madh në kërkimet shkencore në fushën e gjeologjisë dhe në ndërtimin e institucioneve shkencore në vend në këtë fushë.

Advertisement

Varrimi I tij bëhet sot në orën 13 30 në varrezat e Sharrës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy