Pier Paolo Ambrosi, 27 vitet e jetës së një italiani në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pier Paolo Ambrosi, 27 vitet e jetës së një italiani në Shqipëri 

Shqipëria dhe shqiptarët u bënë vendi dhe njerëzit e tij, derisa ndërroi jetë. I biri, Emanuele Ambrosi: “Ne nuk kishim një baba afër, por kishim një familje më shumë, Shqipërinë.”

Nga Dhurata Hamzai 

Pier Paolo Ambrosi nuk e imagjinonte që Shqipëria dhe shqiptarët do të bëheshin vendi i tij dhe njerëzit e tij. Një italian nga provincat e Veronës,do t’i habiste të gjithë banorët e Shëngjinit dhe të Lezhës kur  shkeli për herë të parë në Shqipëri.

Ai erdhi të qëndronte vetëm për 3 muaj, në korrikun e largët të vitit 1991, atëkohë kur shqiptarët tejmbushnin anijen e shpëtimit “ Vlora” për t’ia mbathur nga ky vend drejt Italisë.

Advertisement

Si një besimtar i mirë do ta ndjente se ky ishte vendi që kishte më shumë nevojë për atë. Erdhi në krye të Vis Albania, e cila zbatonte financimet e shtetit italian për Shqipërinë, sidomos për zhvillimin e zonave rurale dhe kaq shumë i deshi njerezëit e këtij vendi, sa nuk iku më.

Pier Paolo Ambrosi kaloi 27 vite të jetës në Shqipëri dhe sigurisht mund të quhet meritë kultura e  zhvillimit që ka arritur Kelmendi sot; Tamara, Lepusha, Shkreli, Bajza, Reçi etj. Kontributi i tij ka ndikuar edhe në atë zhvillim që mori Sloë food në Përmet.

Janë 494 mikrokredi, 81 projekte komunitare, 51 minigrante, 27 leje punesimi, 35 mije bamiresi me rreth 2 milionë euro financime, që u konkretizuan në shkolla, ura, ujësjellës, rrugë, qendra shëndetësore, inkubator për bimët mjekësore dhe gështenjat, qendër për të rinjtë në Koplik etj, vepra që i frymëzoi e materializoi së pari Pier Paolo Ambrosi.

E ndarja e tij nga jeta në moshën 73-vjeçare, 4 muaj më parë, ka bërë që shqiptarët që e njohën, malësorët që e patën mik të flasin njëri pas tjetrit edhe duke u përlotur për njeriun që i deshi shumë, që para se të ikte nga kjo botë i rriti dhe iu dha dorën aq sa të ecnin me këmbët e tyre përpara. Sot këta njerëz rrëfyen plot emocione pa parë orën që “fluturonte” në një konferencë të posaçme në Lezhë, në një nga zonat ku ai punoi fort.

Advertisement

Nico Lotta – President i VIS –  tha se “Ne jemi dëshmitarë që puna e Pier Paolos në Shqipëri solli zhvillime reale dhe konkrete për komunitetet lokale në Shqipëri e sidomos në Kelmend. Pati aftësinë të shohë përtej, të zbulojë modele zhvillimi duke u nisur nga njohja e njerëzve. Çdo gjë lindi nga dialogu, nga takimet dhe kalimi i kohës me njerëzit. Një model që ne do ta përdorim edhe në zona të tjera të botës.

Altin Prenga rrëfeu me emocion dhe mirënjohje të veçantë për ndihmën dhe udhëzimet që ka marrë nga Pier Paolo, kur ngrinte biznesin e tij “Mrizi i Zanave”.

Por teksa Pier Paolo Ambrosi punonte në Shqipëri, në Itali kishte bashkëshorten dhe 4 bijtë e tij, që Shqipërinë tashmë e kanë si shtëpi të tyre, sikurse edhe babai.

Davide Ambrosi, i biri tha se “Babai ka qenë gjithmonë afër nesh shpirtërisht edhe pse jo fizikisht, pasi ai e dinte se kishte një mision që e mbante larg. Sikundër edhe ne kemi qenë afër Shqipërisë dhe kemi parë sa ka ndryshuar ajo këto 30 vite. “

Advertisement

Djali tjetër i tij Emanuele Ambrosi shtoi se “Kush mendon se nuk kishim një baba afër, duhet ta dijë në fakt se kishim një familje më shumë, Shqipërinë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy