BE: Po analizojmë marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët/ Tajani: Qëndrat e refugjatëve nuk janë Guantanamo, por zgjidhje humanitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE: Po analizojmë marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët/ Tajani: Qëndrat e refugjatëve nuk janë Guantanamo, por zgjidhje humanitare

“Kemi marrë memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve dhe po e studiojmë: nuk kemi ende një gjykim përfundimtar, po analizojmë detajet”.

 

Keshtu deklaroi nje zëdhënëse e Komisionit Evropian gjatë konferencës ditore, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me ndërhyrjen e komisionerit Olivér Várhelyi, i cili dje e cilësoi marrëveshjen si “interesante”.

 

Advertisement

Nderkohe, Ministri i Jashtëm Antonio Tajani, në një konferencë për shtyp në Paris, duke iu pergjigjur një pyetjeje mbi marrëveshjen midis Italisë dhe Tiranës për qendrat e emigrantëve, tha se ajo “respekton të gjitha rregullat e komunitetit dhe ligjin ndërkombëtar”.

 

“Nuk është Guantanamo siç tha dikush”, por një zgjidhje “humanitare”, u shpreh kryediplomati italian.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy