“Të mbrohen spitalet”/ Biden: Jemi në kontakt me izraelitët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të mbrohen spitalet”/ Biden: Jemi në kontakt me izraelitët

Pasi  tanket izraelite kanë rrethuar objektin me qindra pacientë dhe staf të bllokuar brenda, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar  se spitali më i madh i Gazës  duhet të mbrohet

 

Shpresa dhe pritshmëria ime është se do të ketë më pak veprime ndërhyrëse në lidhje me spitalet dhe do të mbetemi në kontakt me izraelitët”,.

 

Advertisement

Ndërkohë  Kina, Irani dhe disa shtete arabe kanë dënuar deklaratën e një ministri izraelit, i cili tha se hedhja e një bombe bërthamore në Rripin e Gazës ishte një opsion në luftën Izrael-Hamas, duke e quajtur këtë qëndrim si kërcënim për botën.

 

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 Tetor, kur grupet militante sulmuan Izraelin duke shkaktuar 1200 viktima dhe 240 të tjerë i morën pengje.

 

Advertisement

Izraeli u kundërpërgjigj duke bombarduar Rripin e Gazës. Nga sulmet kanë humbur jetën 11 mijë persona, 40% e të cilëve fëmijë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy