U injektoi ujë me kripë mijëra njerëzve në vend të vaksinës antiCovid, ja çfarë thotë avokati i infermieres së akuzuar në Gjermani  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U injektoi ujë me kripë mijëra njerëzve në vend të vaksinës antiCovid, ja çfarë thotë avokati i infermieres së akuzuar në Gjermani  

Autoritetet në Gjermaninë veriore u kërkuan mijëra njerëzve që të marrin një tjetër vaksinë kundër Covid-19 pasi një hetim policor zbuloi se një infermiere e Kryqit të Kuq mund t’i ketë injektuar atyre jo vaksinë, por ujë me krip.

Avokati i saj kundërshton publikimet në media, ndërkohë 2000 persona janë regjistruar për vaksinim pasues.

Agjencia e lajmeve dpa, duke iu referuar të dhënave të qarkut Friedland shkruan, se skandali mund të prekë 8557 vetë, që nga 5 marsi deri në 20 prill kanë marrë vaksinën dhe që duhet të rivaksinohen.

Infermierja pas bërjes së ditur të akuzave të tjera ka folur vetëm përmes avokatit të saj. Ky i fundit ka kundërshtuar të dhënat e deritanishme nga policia.

Advertisement

“E pasaktë është, se përmes sjelljes së mandantes sonë janë dhënë ndonjëherë vaksina që përbëheshin vetëm nga ujë me kripë”, tha avokati Christoph Klatt të enjtën për shërbimin evangjelist të shtypit, epd.

Në vend të kësaj, infermierja është përpjekur të zëvendësojë ampulën e thyer duke i mbushur me pjesë të mbetura nga ampulat e tjera.

“40 vjeçarja akuzohet se të paktën në 6 raste në qendrën e vaksinimit Schortens Roffhausen ka zëvendësuar vaksinën me ujë me kripë.

Si arsye infermierja u ka thënë hetuesve, se asaj i është thyer një ampulë me vaksinë, dhe nga frika e humbjes së vendit të punës e ka mbushur atë me ujë me kripë.

Advertisement

Por të martën qarku i landit bëri të ditur, se hetuesit nuk përjashtojnë që infermierja ta ketë bërë këtë në mjaft raste dhe për këtë arsye duhet të rivaksinohen 8.500 vetë. Por avokati i infermieres e kundërshton këtë.

“Mandantja jonë nuk veproi as nga ndonjë motiv politik dhe as nuk u ka dhënë vetëm ujë me kripë atyre që donin të vaksinoheshin.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy