Dje në Maqedoni janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 1.207.515 doza të vaksinës, ndërsa 511.989 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 13.303 qytetarë.

“Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 9.123 qytetarë. 70% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 69% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 65% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“56% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement

Dje në Maqedoni janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy