Emrat Ivani e Jovani shembuj në librat shqip, Shaqiri: Siç është Ivani është edhe Gazmendi ​

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Emrat Ivani, Jovani, Luka dhe Jovanka do të vazhdojnë të shërbejnë si shembuj në librat shkollor për vitin e ardhshëm shkollor. Ministri i arsimit Jeton Shaqiri thotë se edhe në librat në gjuhën maqedonase ka shembuj me emra shqip, por edhe të nacionaliteteve të tjera. Sips Shaqirit ky është koncepti i arsimit në Maqedoninë e Veriut.

“Njësoj siç është Ivani dhe Igori në tekstet e gjuhës shqipe është Arbeni, Yllëza, Shkronjëza në tekstet e gjuhës maqedonase. Edhe vetë mund t’i verifikoni në matematikë, unë vetë i kam verifikuar kur u ngrit shqetësimi. Te të gjithë librat elektronik unë vetë i kam verifikuar, ka mbi 10 faqe që kam gjet vet unë. Apeloj edhe tek ju, të shihni se dhe në librat e faqeve maqedonase merren si shembuj nxënësit shqiptarë, nëse do ishte vetëm në librat shqip Ivani edhe nuk do të ishte Gazmendi patjetër që do të kërkojë korrigjim, por është çështje e re e ndërtimit të librave, ka edhe emra të nacionalitetit turk dhe të tjerë që janë vendosur si raste.”- thotë Jeton Shaqiri Ministër I Arsimit dhe Shkencës.

Ndryshe sa i përket mungesës së teksteve shkollore, Shaqiri tha se po bëjnë çmos që nga viti i ri shkollor të mos ketë mungesë të librave.

Advertisement

Emrat Ivani e Jovani shembuj në librat shqip, Shaqiri: Siç është Ivani është edhe Gazmendi ​ shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy