Pendarovski: Duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski nga tubimi në Veles, përsëriti qëndrimin se duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit.

Sipas tij, reformat në gjyqësor kanë mbetur në gjysmë, ndërkaq në periudhën e kaluar gjyqësori ka qenë i diktuar nga qendrat e fuqive të caktuara politike dhe ekonomike.

“Premtuam shtet ligjor, megjithatë për fat të keq mbetëm në gjysmë të rrugës, pasi që menduam se menduam se është e mjaftueshme ta lëmë sistemin gjyqësor vetë të vendos. Se nuk ka nevojë si regjimi të diktojmë si regjimi të diktojmë aktgjykime nëpërmjet telefonit, megjithatë atje ka njerëz, një pjesë gjykatës dhe prokurorësh të cilët prej arsyeve korruptive ose që të avancohen në karrierë gjykuan jo sipas drejtësisë, por ashtu siç u kanë diktuar disa qendra të fuqisë politike dhe ekonomike. Për atë disa njerëz që duhej të përballen me drejtësinë nuk u përballën, disa njerëzve që duhej”, tha Stevo Pendarovski.

Pendarovski: Duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy