Inflacioni kap kulmin në mars, 57%/ Niveli më i lartë në dy dekada

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inflacioni kap kulmin në mars, 57%/ Niveli më i lartë në dy dekada

Muaji Mars ishte koha kur çmimet e çdo produkti dhe shërbimi kulmuan me një shtrenjtim të ndjeshëm, çka bëri që inflacioni të arrijë në 5.7%. Ky është niveli më I lartë I inflacionit në 20 vitet e fundit.

 

Instituti I statistikave evidenton se çdo grup mallrash është shtrenjtuar.  Të vetmet sektorë që sipas institutit nuk kanë reflektuar rritje çmimesh janë arsimi dhe  shëndetësia.

 

Advertisement

Referuar të dhënave, rritja  me e madhe me 3.3% është vërejtur tek ushqimet,e pasuar nga transporti me 1% e për të vijuar me çdo grup tjetër, si qira, energji lëndë djegëse, mobilie, hotele, kafene dhe restorante. E gjithë kjo situatë përkthehet në një përkeqësim të buxheteve familjare,  që shpenzojnë gati 50 % të të ardhurave të tyre për ushqim.

 

Edhe banka e Shqipërisë në vrojtimin e saj të fundit mbi treguesin e ndjesisë ekonomike, evidentonte se konsumatorët shprehen pesimistë për ecurinë e mëtejshme financiare. Sipas tyre në 12 muajt e ardhshëm ata presin vetëm përkeqësim të gjendjes së tyre financiare.

 

Advertisement

Në këtë panoramë, banka e Shqipërisë si përgjegjësi për mbajtjen nën kontroll të çmimeve, vendosi të rrisë normën bazë të interesit për lekun, një lëvizje që vjen për herë të parë pas 10 vitesh me tendencë rritëse.

 

Por a do të ndalet kjo rritje çmimesh? Parashikimet e çdo institucioni janë

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy