“Ja pse nuk nxorrëm kandidat në Kukës”/ Basha përzgjedh ekipin drejtues të PD; përjashtohen zërat kritikë, Alibeaj zëvëndëson Gaz Bardhin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ja pse nuk nxorrëm kandidat në Kukës”/ Basha përzgjedh ekipin drejtues të PD; përjashtohen zërat kritikë, Alibeaj zëvëndëson Gaz Bardhin

Lulzim Basha shpalli ekipin me të cilin do të drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme.

 

Këshilli Kombëtar votoi Enkelejd Alibeajn si sekretar të përgjithshëm, ndërkohë që nënkryetare të Partisë Demokratike do të jenë Roland bejko, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka e Oriola Pampuri. Me mbylljen e procesit zgjedhor, Basha premtoi se fokusi i pd do të jenë problemet e qytetarëve dhe sfidat me të cilat përballet Shqipëria

 

Advertisement

LULZIM BASHA

KRYETAR, PD

 

“Ndaj na takon ne të japim prova se ua kemi lënë të tjerëve obsesionin për karrige. Sepse kemi një tjetër prioritet, atë për të qenë sa më pranë njerëzve, për të qenë zëri i tyre”

Advertisement

 

Në ekipin drejtues të Lulzim Bashës bie në sy se janë lënë jashtë të gjithë ata demokratë që nuk mbështetën rikthimin e tij në krye te pd, duke nisur nga Gazment Bardhi e Jorida Tabaku, tek Jonila Godole që është zëvendësuar nga Gjergji Hani në detyrën e Sekretarit për ish-të përndjekurit politikë e deri tek largimi i deputetëve kritikë nga çdo strukturë drejtuese.

Me këtë ekip të ri Basha premtoi se demokratët do të jenë përballë qeverisë Rama në çdo betejë.

 

Advertisement

“Kemi marrë përsipër, sepse ua kemi kërkuar demokratëve, barrën e rëndë për të ndërtuar një aksion politik ku ndërthuret nevoja jetike për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë ballore, jo selektive me të keqen”

 

Basha rimori drejtimin e Partisë demokratike një muaj më parë, por betejës së parë zgjedhore ai iu shmang duke mos nxjerrë asnjë kandidat për zgjedhjet për bashkinë e Kukësit që do të mbahen në 24 shtator. Por kreu i pd premtoi se kjo është hera e fundit që logoja e pd nuk merr pjesë në zgjedhje.

 

Advertisement

“Është hera e fundit që PD nuk ka kandidat për zgjedhjet.”

 

Lulzim Basha zgjodhi të shpallë ekipin e ri drejtues në dy vjetorin e përjashtimit të liderit historik të demokratëve Sali Berisha nga Partia Demokratike.

Prej 9 shtatorit të vitit 2021 shumë gjëra kanë ndryshuar brenda pd. Lulzim Basha drejton një force politike që zyrtarisht është partia e tretë në vend për shkak te rezultatit në zgjedhjet lokale, dhe në krah të tij janë vetëm 10 deputetë nga 52 që Partia Demokratike fitoi në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Advertisement

Kundër Bashës tashmë nuk janë vetëm lideri historik i demokratëve Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, por edhe shumica e deputetëve të drejtuar nga  Gazment Bardhi të cilët nuk e njohin si kryetar të pd

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy