Komision Hetimor për Ramën?! Klosi: Ja qëndrimi i PS

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komision Hetimor për Ramën?! Klosi: Ja qëndrimi i PS

Partia Demokratike prej disa javësh kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për kryeministrin Edi Rama, sa i takon çështjes “McGonigal”. Por PS shprehet e bindur se ligji për komisionet hetimore duhet të rishikohet nga ekspertët.

 

Deputeti i PS Blendi Klosi në një intervistë për Quo Vadis tha se opozita ka 12 orë në dispozicion në datën 2 mars kur do të mbahet edhe mocioni me debat, për të shprehur mendimin e vet. Por për këtë gjë, Klosi u shpreh skeptik, pasi sipas tij opozita nuk ka “nivelin” për të mbajtur një debat kaq gjatë.

 

Advertisement

“Të enjten tjetër, në datën 2 mars kemi caktuar ditën parlamentare ku do të bëhet një debat i gjatë për çështjen që ka kërkuar opozita. Janë 12 orë diskutime ku gjithësecili mund të thotë çdo gjë që mendon, të sjellin argumente. Të kenë mundësi ta mbajnë debatin kaq gjatë, dyshoj se kanë aftësi.

 

Për komision Hetimor ne vetëm në vitin që kaloj pati disa komisione hetimore për çështje të caktuara. Është kërkuar dhe është kërkesë e vjetër kjo që të ketë një qartësim të ligjit për komisionet hetimore dhe për këtë është kërkuar ngritja e një grupi të posaçëm pune për ta strukturuar. Komisionet hetimore janë pjesë e jetës parlamentare. Është për tu theksuar që çështja në fjalë do të diskutohet qartësisht në komisionet përkatëse, edhe në forumet përkatëse të parlamentit për të dhënë një përgjigje të fundit”, tha Klosi.

 

Advertisement

Çështja e “McGonigal” ka sjellë përplasje të ashpra në skenën politike. Opozita ka kërkuar për interpelancë kryeministrin Edi Rama dhe “refuzimi” i këtij të fundit ka sjellë edhe kaosin në seancat e fundit plenare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy