Moti i keq, dhjetra fshatra në juglindje të vendit mbeten pa energji elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq, dhjetra fshatra në juglindje të vendit mbeten pa energji elektrike

Dhjetra fshatra në juglindje të vendit janë pa energji elektrike. Shkak është bërë stuhia e orëve të fundit që ka shkaktuar probleme të shumta përsa i përket furnizimit me energji elektrike.

 

Burime të siguruara pranë zyrave të OSSHE të rajonit të Korçës bëjnë me dije se pa energji elektrike janë fshatra të njësive administrative të Vithkuq, Gorë dhe disa fshatra të njësise administrative Vreshtas e Libonik. Po ashtu, pa energji elektrike janë të gjitha fshatrat e njësisë administrative Leskovik si dhe disa fshatra të njësise administrative Moglicë si dhe fshatra të njësise administrative Dardhas.

 

Advertisement

Për shkak të stuhisë shoqëruar me erëra të forta grupet e punës të OSSHE, bëjnë me dije burime zyrtare, e kanë të pamundur ndërhyrjen mbremjen e sotme për të rikthyer energjinë elektrike në fshatrat e thellë malorë.

 

Për shkak të stuhisë se madhe, stakime të kontrolluara mësohet të ketë patur në disa zona në juglindje të vendit por pas normalizimit të situatës energjia është rikthyer.

 

Advertisement

Zyrtarisht nuk raportohen rrugë të bllokuara për shkak të shkarjes së dherave përfshirë dhe ato të zonave të thella malore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy