Pësoi arrest kardiak në ujë/ Humb jetën 20-vjeçari në plazhi e Velipojës, detajet e para (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pësoi arrest kardiak në ujë/ Humb jetën 20-vjeçari në plazhi e Velipojës, detajet e para (EMRI)

Një 20-vjeçar i identifikuar si  Arlin Sylja ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Velipojës.

 

I riu është futur për tu larë, por nuk është ndjerë mirë.

 

Advertisement

Për këtë arsye, ai u nxorr nga uji nga familjarët dhe rojet bregdetare, të cilët edhe pse i dhanë ndihmën e parë, 20-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.

 

Dyshimet e para janë që ai të ketë pësuar arrest kardiak.

 

Advertisement

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy