ANALIZA: Aplikimi i sistemit VAR është larg pritshmërive, por skeptikët duhet t’u japin më shumë kohë aktorëve të saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Arsen Hoxha, ish arbiter i FIFA-s

*  Vendimi i FSHF-se per vendosjen e sistemit  VAR, eshte nje ndihme e madhe qe u jepet arbitrave per te permiresuar drejtesine sportive.   

Sipas nje sondazhi qe organizoj “Gazeta TemA” rezultoi se rreth 45% te mendimdhensve shfaqen  mosbesim te aplikimi i sitemit VAR.  Afersisht te njejten gje kane thene edhe disa opinionist si dhe  disa ish arbitra kryesore te vendit.

Duke analizuar rezultatet e arbitrave neper jave ne sezonet e kaluara, une si pjese e kritikes sportive, kam paraqitur fakte te pa diskutushme se ne 5 ndeshje te c’do jave ne 2-3 prej tyre, nganjehere edhe ne 4, arbitrat kane influencuar direkt ne tjetersimin e rezultatit te ndeshjeve.

Advertisement

Keshtu ata mesatarisht ne nje sezon futbollistik, anjehere nuk kane qene mbi 50 % te drejte.

Ne keto kushte, perdorimi i VAR-it, e con drejtesine e arbitrit  nga 40-50 perqind qe mesatarisht ka qene ne fakt, se paku ne 75-80 %, tani qe eshte fillimi e ne 90-95 % ne vitet e ardheshme. Kampionati Boteror i zhilluar ne Rusi,  ishte treguesi me i qarte i efektivitetit te aplikimit te sistemit VAR.

Ashtu sic eshte bere e qarte edhe here te tjera ne media une, si dhe mjafte propozues te tjere,  ne fillim te vitit 2008, pra rreth 14 vjete te shkuara i kam derguar FIFA-s, UEFA-s, kater federatave pjestare te Internacional Boardit i cili eshte organi i vetem qe ka kopetence te bej ndryshime ne rregulloren e futbollit si Anglise, Skocise, Uellsit , Irlandes si dhe 8 federatave te tjera  me futbollin me te perparuar ne bote,  propozimin dhe kuadrin ligjor mbi vendosjen ne rregullore te Asistentit te Arbitrit ne Monitor (vidio)

Shkaku per te cilen une ndermora kete veperim ishte se ne 30 vjetet e karjeres time si arbiter, kuptova se ligjet egzistuese te rregullores se futbollit, nuk i plotesonin arbitrit te gjitha kushtet e nevojshme per nje vendimmarrje sa me te drejte te ngjarjeve qe ndodhin ne fushe. Ai kishte nevoje per me shume asititence, madje me te kualifikur dhe ne raport me te drejte me perparimin shkencor ku teknologjia moderne po perdoret gjeresisht ne te gjitha fushat e jetes.

Advertisement

Pergjigjen me domethenese e mora nga Federata Angleze e Futbollit ku thuhej:

“Ceshtja e perdorimit te teknologjise eshte kundershtuar fuqishem nga drejtuesit e FIFA-s me pretekstin se cenon autoritetin e arbitrit. Por ne jemi te bindur se ky problem do te diskutohet ne vazhdimesi dhe ne do te perkrahim propozimin tuaj te perparuar”.

Presidentit Blater i evidentova se qendrimi i tij ishte jo i drejte. Kemengulja e tij se arbitri duhet te vazhdoje ne menyren tradicionale, duke i pranuar gabimet e tij si te natyres njerzore, ishte i gabuar. Ne thelb ishhte nje spontaneitet klasik, qe ne nje fare menyre zyrtarizon edhe mundesine qe fitoren e pa merituar te ta bejne si dhurate arbitrat e ndeshjes, por kjo bie ndesh me parimin baze te sportit, qe eshte drejtesia .

Ne perfundim i thash se une isha i vetedijshem se ndryshime te tilla jane te veshtira per tu pranuar me lehtesi kur ne mes eshte steriotipi i vjeter me se 112 vjecare apo konservatorizmi i vet Blaterit , qe rregullat e vjetra i konsiderojne si te shenjta..

Advertisement

Propozimin tim e perfundova me fjalet:   “ Ne nje te arthme jo shume te larget, vendimarrsit  do ti pranojne pa tjeter keto propozime , sepse te gjithe jane te interesuar per nje futboll te paster”, gje qe ne fakt ndodhi, sapo Blateri u largua nga ajo detyre.

Pikerisht kete mesazh deshiroj t’u jap edhe sote nepermjet ketyre rreshtave te gjithe skeptikeve.    Ne kete kuptim dua t’u bej nje thyrje miqesore asaj pjese sportedashesish e opinionistesh  qe te kene besim e ta mirpresin kete ndryshim te ri qe synon te rrite ne nje shkalle me te larte objektivitetin e vendimmarrjeve te arbitrit, vecanerisht ne ato raste qe jane decizive per rezultatin e lojes.

* Per nje kuptim me te mire nga te gjitha kategorite e sportedashesve dhe disa prej opinionisteve rreth ketij sistemi qe tani po aplikohet eshte e nevojshme te behen disa sqarime te vogla.

Se pari une mendoj se ne fjalorin e perditeshem fjala VAR, nuk duhet te perdoret me. Duhet te  perdorim nje shqipe te paster dhe te kuptueshme per te gjithe. Me e drejta do te jete  te thuhet Asistenti i Arbitrit ne Video, ose shkurt Asistenti ne Video.

Advertisement

Se dyti,  kjo eshte e domosdoshme qe sportedashesit te kuptojne  se kur flasim per asistentin ne vidio,flasim per nje njeri konkret dhe jo per nje sistem abstrakt. Kjo do te thote se cilesia e funksionimit te ketij sitemi varet nga shkalla e kualifikimit te asistentit te arbitrit qe eshte emeruar te interpretoi drejte ato qe ai shikon ne vidio.

Prandaj ashtu sic behet publik emri i arbitrave ne fushe ashtu duhet te behet edhe ai i asistenteve ne vidio.  Ne kete menyre kemi te bejme me vlersimin e punes te nje njeriu me nje emer konkret  dhe jo te themi se VAR-i mendon… .

Elementi i pare i sistemit VAR qe eshte vidiua ka nje shkalle precizioni ne rreth 95%, por per fat te keq, saktesia e asistenteve deri me tani, nuk i ka kaluar 60%, pra eshte shume pak nga pritshmerite.

* Vleresimi i punes se arbitrit ne fushe, pra nota e tij duhet te behet vetem mbi bazen e vendimeve te tij te pa varura.  

Advertisement

Ne rastet kur ai korigjohet nga asistenti ne vidio, nota e tij duhet te zbres.  Nje arbiter i mir ka shume pak nevoje per ndihmen e asistenteve te tij. Ne kete menyre ai do te kete nje shkalle me te larte pergjegjesie per vendimet qe mer ne menyre individuale pa e kthyer koken pase se c’fare do t’i thote asistenti ne vidio.

Po keshtu duhet vleresuar edhe asistenti ne vidio per vendimet e gabuara apo mos veprimet e tij.  Pergjegjesia duhet te jete teper konkrete.

*Nga asistentet e arbitrit ne video, kerkohet qe te jene gjithmone te gatshem te marrin pergjegjesi direkte dhe t’i japin arbitrit spjegime perfundimtare ne te gjitha rastet kur:

– Arbitri eshte i dyshimte ne vendimin qe duhet te marre, pra kerkon ndihmen e tyre.

Advertisement

– Arbitri ka marre nje vendim te gabuar me influence direkte ne rrezultatin e lojes.

Asistenti ne video duhet te  te nderhyje vetem ne keto raste:

– Kur topi kalon vijen fundore ose jo.

– Kur eshte shenuar gole nga nje pozicion jashte loje ose gabimisht anullohet nje gole i rregullt per kete arsye.

Advertisement

– Kur kemi te bejme me nje penallti te dhene gabim apo te pa dhene.

– Ne akte violente qe nuk jane dalluar nga arbitrat ne fushe.

*  Ne keto pak jave perdorimi te Asistentit te Arbitrit ne Vidio, jane vrejtur disa boshlleqe. E rendesishme eshte te kuptojme shkakun e tyre.

Shkaqet kane qene kryesisht te karakterit subjektiv, qe tregojne se:                                                                 –   Kualifikimi i deritanishem i tyre nuk eshte ne nivelin e duhur.

Advertisement

Kete ne e kemi pare mjafte here edhe kur keta kane qene ne rrolin e arbitrit kryesore ne fushe.

Difekti kryesor i tyre eshte mos njohja dhe mungesa e aftesise per te interpretuar drejte rregullat e lojes, vecanerisht ne nderhyrjet nga mbrapa. Dhe se dyti mungesa e kurajos per te mare persiper dhenien e vendimeve te rendesishme sic jane ato brenda zones se penalltise.

Arbitrat kane bere nje permiresim te ndjeshem nga disa vite me pare dhe vendosja e Asistentit te Arbitrit ne Vidio, do te sjelle permiresime te medha, por skeptiket duhet t’u japin atyre kohen e duhur te kualifikimit.

Eshte fat per FSHF-ne qe ne perberjen e saj ka nje instruktor te afte profesionalisht si Sokol Jareci, por nder kohe ai vete duhet te zgjedhe ate metodologji dhe menyre komunikimi qe te behet me i kuptushem jo vetem nga arbitrat dhe vezhguesit, por edhe per sportedashesit.

Advertisement

Ne daljet e fundit une e pata te veshtire per te kuptuar mesazhet e tij, sepse ai nuk ishte konkret. Ishte me teper justifikues sesa i gatshem per te bere disa sqarime profesionale qe degjuesit te kuptojne ne thelb se cfare perfaqeson ky sistem i ri i quajtur VAR dhe kushtet qe ai te kaloje ne efektivitet te plote.

*  Edhe pse kaloj ne heshtje, java e fundit ishte nje deshtim i arbitrave, vecanerisht per asistentet ne moviole dhe pse jo edhe per moviolistet neper studiot televizive

Si pasoj e keqeinterpretimit te rregullave te lojes, kemi 3 penallti te padhena.

Nderkohe arbitri Xhaja ne ndeshjen Teuta – Kukesi deboi nga fusha dy lojtare, kur aktet e tyre ishin te denueshme dhe nje mas paralajmeruese ishte plotesisht e justifikuar, por asnjeri prej tyre nuk beri ndonje akt violent qe te meritonte direkt te kuqen.  Ai ndenji shume sehirxhi dhe aspak parandalues ne grindjen midis lojtareve qe po zhvillohesh para syve te tij.

Advertisement

Mbi kete baze mund te themi se ne tre ndeshje arbitrat influencan direkt ne rezultatin e lojes.  Pra ata ishin vetem 30-40% te drejte ne 5 ndeshje te gjykuara.  Pra deshtuan ne misionin e tyre edhe pse ne dispozicion kane nje teknologji moderne!

 *  Moviolistet kane nje rol shume te madh jo vetem per pasqyrimin e se vertetes, por edhe per edukimin e lojtareve dhe sportedashesve per nje njohje sa me te mire te rregullave te lojes.                 

Ne kete jave ata bene vleresime jo profesionale.

–  Partizanit jo mohua nje penallti e paster ne ndeshjen me Dinamon  ne minuten 55. Ne fotot 1deri ne 4 duket qarte se mbrojtesi i Dinamos me doren e djathte ne vazhdimesi pengon sulmuesin e Partizanit qe te avancoje ne drejtim te portes.

Advertisement

Por cudia me e madhe eshte se moviolistet  ne studion televizive, ashtu si dhe arbitrat ne fushe dhe ne moviole  nuk e dalluan dote kete pengim, ose e quajne te tille qe nuk mund te meret ne konsiderat?!

–  Ne minuten 36 Lacit ju mohua nje penallti flagrante ne ndeshjen me Tiranen.

Ne fotot 5,6 dhe 7 duket qarte se sulmuesi i Lacit qe ka leshuar topin ne drejtim te portes pengohet me arrogance nga mbrojtesi Tiranes qe nuk vrapon ne drejtim te topit por ne nje kend 90 grade me levizjen e tij , duke u perplasur keshtu me lojtarin lacian te cilin e rrezon ne toke.

Cudia eshte se moviolistet thone se duhej dhene fauall kunder sulmuesit te Lacit ?!

Advertisement

–  Nje penallti ju mohua edhe Egnatias ne minuten 8, ne ndeshjen me Kastriotin.

Ne foton  8 dhe 9 shikojme topin ne ajer qe vjen nga krahu i djaththte.  Sulmuesi i Egnatias shkon ne drejtim te topit per ta goditur ate por ne menyre te pa justifikuar mbrojtesi i Kastriotit e shtyne  nga mbrapa deri sa e rezon ne toke dhe aqe me keq kur topi nuk eshte ne distance loje per t’u zotruar prej tij, pra kemi te bejme me nje penallti te pa dhene.

Cuditerisht moviolisti thote : “ Nuk ka penallti. Eshte rrezuar vete,, ?!

Ne se nuk shtyhet nga mbrapa, ne toke vet rezohet vetem nje futbollist qe i pushon zemra apo per ndonje arsye tjeter te forte shendetesore!

Advertisement

Justifikimi i moviolisteve se kemi te bejme me nje kontakt te vogel …, nuk perputhet aspak me frymen e rregullores. Kriteri baze, vecanerisht nga nderhyrjet nga mbrapa apo anash eshte jo forca, por efektiviteti qe beri ajo nderhyrje e gabuar qe lojtari sulmues te humbase mundesine per te qene zotrues i lire i topit.  Ne rregullore nuk ka nderhyrje te gabuar te vogel apo te madhe, por ka vetem nderhyrje te qellimeshme apo qofte edhe nga pakujdesia, qe pa tjeter duhet ndeshkuar.

Pavarsisht nga keto qe une evidentova dhe qe synojne te permiresojne edhe me tej punen e arbitrave dhe te moviolisteve, qellimi kryesor i ketij shkrimi eshte qe personat skeptik, perfituar nga gabimet e deritanishme, duhet te kuptojne me se miri se vendosja e Asistentit te Arbitrit ne Vidio, nga koha ne kohe do te sjelle permiresime te medha ne cilesine e punes se arbitrave per nje futboll sa me te drejte.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy