Bayerni barazon me Union Berlinin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bayern Munichu nuk ka arritur të kthehet te fitorja. Kampioni në fuqi i Bundesligas, është ndalur në shtëpi të shtunën nga Union Berlini duke luajtur baras 1:1.

Takimi ishte i dominuar nga “bavarezët” të cilët krijuar raste të shumta por shënuan vetëm një gol.

Në minutën e 68-të Jamal Musiala, konvertoi në gol asistimin e Thomas Mullerit për 1:0.

Por myasfirët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 86-të me Marcus Ingvartsen në 1:1 me të cilin rezultat u mbyll ndeshja.

Advertisement

Bayern Munichu është lider me 65 pikë pesë më shumë se Leipzigu që është në pozitën e dytë me 60 pikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy