De Rossi i bashkohet stafit të Mancinit në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fituesi i Kupës së Botës, Daniele de Rossi, do ta nisë karrierën si trajner këtë vikend pasi të enjten i është bashkuar stafit të përzgjedhësit të Italisë, Roberto Mancini.

Federata e Futbollit të Italisë ka thënë se De Rossi ka nënshkruar kontratë të enjten dhe do të takohet me skuadrën të dielën në qendrën stërvitore të Përfaqësueses italiane në Coverciano. Italia në kualifikimet e Kupës së Botës në muajin mars do të përballet me Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë.

De Rossi është paraqitur 117 herë për Italinë dhe e ka fituar Botërorin në vitin 2006. Kohën më të madhe si futbollist e ka kaluar te skuadra e Romës, ndërsa u pensionua nga futbolli në vitin e kaluar, pas kohës së shkurtër të kaluar te Boca Juniorsi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy