Demhasaj shënon për fitore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reprezentuesi i kohëpaskohshëm i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj ka shënuar golin e fitores për Grasshopperin, të martën mbrëma. Në kuadër të xhiros së 18-të të kategorisë së dytë zvicerane, Grasshopperi i famshëm fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Winterthurit.

Sulmuesi Demhasaj në lojë hyri në minutën e 70-të ndërsa në minutën e 84-t realizoi për 3:2. Demhasaj fitoi një top në zonë, kaloi portierin dhe shënoi për fitore. Për të ishte goli i gjashtë këtë edicion. 24-vjeçari ka luajtur për të rinjtë e Zvicrës, ndërsa e ka një paraqitje për Kosovën A. Është ftuar në disa ndeshje, por ka fituar rastin vetëm ndaj Maltës më 17 nëntor të vitit 2018.

Ai ka luajtur për Schaffhausenin e Luzernin në të kaluarën. Goli i tij i së martës ishte me shumë peshë. Grasshopperi po lufton për kthim të menjëhershëm në elitë pas largimit të papritur. Renditet i dyti me 36 pikë, një më pak se Thuni që ka një ndeshje më shumë të luajtur. Ermir Lenjani startoi te Grasshopperi. Te Winterthuri, golin e parë e shënoi Gëzim Pepsi. Ai startoi së bashku me Samir Ramizin, Lindrit Kamberin dhe kapitenin Granit Lekaj. U aktivizua edhe Adrian Rama. Winterthuri është i pesti me 28 pikë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy