Dënimi i FIFA-s pas dështimit të FSHF-së, Armando Dukës i djeg gjoba më shumë se sa tifozët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dënimi i FIFA-s pas dështimit të FSHF-së, Armando Dukës i djeg gjoba më shumë se sa tifozët   

150 mijë franga dhe ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve kundër Andorrës, është dënimi që FIFA mori këtë të premte ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndëshkimi i UEFA-s vjen pas dështimit skandaloz që FSHF-ja e Armando Dukës i bëri organizimit të ndeshjes me Poloninë, ku paaftësia e institucionit të futbollit shqiptar solli ato incidente në shkallët e stadiumit.

Kompania e kontraktuar nga Federata për mbarvajtjen e ndeshjes dështoi që takimi të mos kishte incidente, pasi ata lejuan qindra tifozë të futeshin në shkallët e stadiumit me sende jo të lejueshme.

Ajo që vihet re dhe që i ka djegur më shumë FSHF-së së Dukës në vendimin e FIFA-s është gjobja e majme prej 150 mijë frangash.

Advertisement

Kjo gjobë ka shqetësuar më shume së denimi i tifozëve institucionin e futbollit shqiptar që në njoftim e saj thekson se do e ankimojë vendimin me shpresën me një ulje gjobe.

Kjo tregon se kush është më prioritare nga FSHF-ja në dënumin e FIFA-s gjoba apo tifozët dhe ata kanë zgjedhur hallin e lekëve.

Dhe ta mendosh që ato para do i paguajnë po me lekët që përfitojnë nga tifozeria duke i shpërfilluar këta të fundit. (TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy