FOTO LAJM: “Duka duhet të largohet nga futbolli”, babai i Armando Brojës mbështet deklaratat kundër kreut të FSHF-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO LAJM: “Duka duhet të largohet nga futbolli”, babai i Armando Brojës mbështet deklaratat kundër kreut të FSHF-së

Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka dhënë ditën e sotme një intervistë të fortë ku kritikonte ashpër mënyrën se si këto 20 vite presidenti i FSHF-së Armando Duka ka drejtuar futbollin shqiptar, i cili ka shënjuar vetëm ulje dhe jo ngritje.

Vata bënte thirrje për ndryshim në krye të FSHF-së, e cila sipas tij është kthyer në një institucion qesharak dhe në shërbim personal të Armando Dukës.

Vata shton se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk ka çfarë të japë më, sepse deri tani vetëm e ka shfrytëzuar postin që mban, duke argumentuar në detaje se çfarë i duhet futbollit shqiptar sot dhe se si mund të ndryshojë situata në të cilën është.

Deklaratat e Vatës që janë qartazi të vërteta për këdo që e ndjek futbollin në vendin tonë, ka bërë që të pëlqehen dhe nga babai i yllit të përfaqësues kuqezi, Armando Brojës.

Advertisement

Xhevahir Broja babai i sulmuesit të kombëtares shqiptare, në postimin e lajmit të deklaratës së Vatës që bën thirrje për largimin e Armando Dukës, ka dhënë pëlqimin e tij.

Ai i ka dhënë like këtij postimi duke mbështetur largimin e Dukës nga posti i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit që e ka pushtuar prej 20 vitesh.

Kujtojmë që drejtuesit e FSHF-së si Duka ashtu dhe trajneri Edi Reja shpesh herë kanë qënë kritik në mënyrë absurde kunder  Armando Brojës, edhe pse ky i fundit ka shkëlqyer në fushën e lojës duke na dhënë fitore të çmuara vetëm fal aftësisë së tij.

Dhe këtë gjë ai po e vërteton çdo ditë e më shumë në Premier League me fanellënn e Southampton ku dëri më tani ka shënuar 5 gola në kampionat duke thyer një rekord si futbollisti më i ri që arrinë këtë shifër.

Advertisement

Ndërkohë që në Shqipëri drejtuesit e FSHF-së e kanë sulmuar në mënyrë të turpshme duke na rrezkuar dhe që të na e largojnë nga Kombëtarja vetëm për interesa të tyre. (TemA)

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy