Hazard: Dua të luaj edhe për pesë apo gjashtë vjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anësori i Real Madrid, Eden Hazard, shpreson të vazhdojë të luajë futboll edhe për pesë apo gjashtë vjet nëse trupi i tij e duron këtë.

30-vjeçari është goditur vazhdimisht nga dëmtimet që kur u bashkua me gjigantët spanjollë nga Chelsea më 2019.

Hazard është kufizuar në vetëm 35 paraqitje për Real Madridin dhe vetëm 13 këtë sezon.

“Unë thjesht shpresoj të luaj futboll për aq kohë sa të jetë e mundur dhe gjithmonë përpiqem të kënaqem në fushë”, ka thënë ai për On The Front Foot, transmeton Goal. “Kur bëhet fjalë për fundin e karrierës time, unë mund të shikoj prapa arritjet e mia, por përparësia ime tani është të luaj mirë dhe të shijoj futbollin tim. Nuk mendoj se ku do të jem në vitet e ardhshme, unë përpiqem të përqendrohem në ndeshjen tjetër dhe seancën tjetër të trajnimit”.

Advertisement

“Unë sapo kam mbushur 30 vjeç, për aq kohë sa trupi im ndihet mirë, shpresoj të mund të vazhdoj të luaj për të paktën pesë ose gjashtë vjet të tjerë”, shtoi belgu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy