I skadon kontrata në fund të sezonit, Dybala nuk pranon të rinovojë me Juventus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I skadon kontrata në fund të sezonit, Dybala nuk pranon të rinovojë me Juventus

Pas humbjes dramatike përballë Interit në finale të Superkupës, Paulo Dybala e sheh dhe më larg rrugëtimin e tij  me Zonjën e Vjetër.

Sipas mediave të huaja, futbollisti argjentinas nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Juventusin, ndonëse drejtuesit bardhezi kanë kërkuar të ulen dhe të bisedojnë për kushtet që kontrata e re mund të përfshijë.

Në një situatë të tillë, 28-vjeçari është shprehur se dëshiron të provojë një eksperiencë të re dhe nga kjo mund të përfitojë Interi, i cili është hedhur i tëri në sulm për futbollistin.

Diçka e tillë nuk është aspak çudi të ndodhë, pasi ashtu sikur verën e kaluar transferuan Hakan Calhanoglu nga rivalët e përjetshëm të Milanit, edhe këtë herë,  drejtori sportiv Marota mund të bëjë gjithçka.

Advertisement

Dybalës i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nëse nuk rinovon, kampionët në fuqi të Interit do të hynë në garë për shërbimet e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy