
Xabi Alonso mund të marrë drejtimin e skuadrës gjermane Borussia Monchegladbach.
E përditshmja gjermane “Bild”, ka raportuar se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me ish-mesfushorin spanjoll, duke i ofruar pozitën e trajnerit në ekip.
39-vjeçari karrierën si futbollist e mbylli në vitin 2017. Pas përfundimit të karrierës, Alonso u angazhua fillimisht si trajner i të rinjve te Real Madridi, dhe pastaj u emërua trajner në ekipin U-21 të Real Sociedadit.
Alonso gjatë karrierës si futbollist ka luajtur për skuadrat si: Real Sociedadi, Eibari, Liverpooli, Real Madridi dhe Bayern Munichu.
Advertisement