Manchester City barazon rekordin e Prestonit dhe Arsenalit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Manchester City po kalon formë fantastike në Premier League.

Pas 23 xhirove të luajtura, renditet në vendin e parë me 50 pikë, pesë më shumë se Manchester Unitedi, por City ka një ndeshje më pak të luajtur.

Skuadra e trajnerit Pep Guardiola që shënoi fitore kundër Liverpoolit si mysafir për herë të parë pas vitit 2003, e ka barazuar rekordin e Prestonit dhe Arsenalit.

City ka shënuar 14 fitore rresht në të gjitha garat. Të njëjtë shifër e kishin arritur edhe Prestoni në vitin 1982 dhe Arsenali më 1987.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy