Milani kthehet te fitorja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Milani është kthyer te fitorja në Serie A, pasi ka mposhtur në udhëtim Parman me rezultatin 3:1.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga “Rossonerët” të cilët shënuan dy gola. Në minutën e tetë Zlatan Ibrahimoviq asistoi tek Ante Rebiq që shënoi për 1:0.

“Kuqezinjtë” dyfishuan epërsinë në minutën e 44-të me Franck Kessie.

Në pjesën e dytë Milani mbeti me një futbollist më pak në fushë. Në minutën e 60-të Ibrahimoviq u ndëshkua me karton të kuq pas një debati me gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

Advertisement

Këtë e shfrytëzuan vendasit që ngushtuan rezultatin në 2:1 me golin e shënuar nga Riccardo Gagliolo në minutën e 66-të.

Por skuadra e Milanit arriti të shënojë edhe një gol përmes Rafael Leaos, për ta vulosur rezultatin përfundimtar.

Milani me këtë fitore është në pozitën e dytë me 63 pikë ndërsa Parma në vendin e 19-të me 20 sosh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy