Nga politikanët tek lojtarët e Kombëtares: Dedikimet prekëse për ndarjen nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesin e sotëm, ka ardhur një lajm i hidhur për sportin e në veçanti për futbollin shqiptar.

Koronavirusi ka fituar betejën me fizioterapistin e Kombëtares tonë, Ylli Mihali.

Ai ishte infektuar me koronavirus prej afro një muaji, pavarësisht se i kishte kryer të dyja dozat e vaksinës. Prej afro dy javësh, 52-vjeçari ishte i shtruar në spital, në gjendje të rëndë, duke qëndruar edhe në intubim, por duke mos ia dal dot ta fitojë këtë betejë.

Mihali ishte një person mjaft i dashur në ambientin sportiv, aq sa mesazhet e ngushëllimit për të kanë qenë shumta duke nisur që kryeministri Edi Rama, presidenti Meta, e tek të gjithë futbollistët e Kombëtares, të cilëve ai iu qëndronte pranë dhe kishte një mardhënie mjaft të mirë me të gjithë.

Advertisement

“YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.

Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, i cili prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën”, shkruan Rama.

“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim!”, nënvizon Meta.

Advertisement

“Ylli gjithmonë në zemrat tona! Njeriu që më ka respektuar më së shumti”, shkruan mesfushori Taulant Xhaka.

“U presh në paqe yll. Njeriu me shpirtin më të pastër që kam njohur”, është mesazhi i Eros Grezda.

Ndërsa kapiteni i kuqezinjve Elseid Hysaj në mesazhin e tij shkruan:

“Ngushëllime familjes, do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, përfundon Hysaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy