Përfundon stinori për Valon Berishën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha e ka mbyllur sezonin përpara kohe, ka njoftuar ekipi tij, Reimsi të premten në faqen zyrtare.

Në njoftimin e klubit bëhet e ditur se Berisha tashmë i është nënshtruar operimit të gjurit dhe do të duhet të pauzojë për tetë javë.

Klubi francez ka shtuar se Berisha do të jetë i gatshëm para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Mesfushori kosovar këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në 27 paraqitje për Reimsin në të gjitha garat.

Advertisement

28-vjeçari ka kontratë me klubin nga Ligue 1 deri në vitin 2024.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy