Prishtina në avantazh pas pjesës së parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prishtina është duke fituar në pjesën e parë në derbin kundër Llapit në kuadër të xhiros së 23-t.

Rezultati pas pjesës së parë në takimin që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është 2:0 në të mirë të kryeqytetasve.

Elvis Prençi në fillimin e ndeshjes qëlloi traversën për skuadrën e Llapit, ndërsa Prishtina shënoi pas gjysmë ore lojë. Besnik Krasniqi realizoi për herën e pestë në këtë kampionat.

Katër minuta më vonë, Alban Shillova e dyfishoi rezultatin pas një gabimi në mbrojtjen e llapjanëve.

Advertisement

Në takimin tjetër Gjilani-Arbëria, nuk ka gola pas pjesës së parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy