Rrëfimi i legjendës Zibi Boniek: Kur erdha në Shqipëri në ’85-n u shokova, nuk pashë asnjë makinë, zero, vetëm biçikleta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëfimi i legjendës Zibi Boniek: Kur erdha në Shqipëri në ’85-n u shokova, nuk pashë asnjë makinë, zero, vetëm biçikleta

“Ke vetëm 5 minuta kohë. Shfrytëzoji mirë se jam me miqtë duke parë ndeshjet. Pranova të flas kaq vonë vetëm se ta kisha premtuar…”.

Kështu nis intervista me Zibi Boniekun, legjendën e futbollit polak, që pranon të flasë për “Panorama Sport”.

“Me Shqipërinë do të jetë ndeshje e vështirë, por ne kemi Levandovskin. Kam shumë respekt për ju dhe për skuadrën tuaj, por Polonia në këtë ndeshje niset si favorite”, vazhdon Boniek, ish-sulmuesi i famshëm i Juventusit dhe Romës.

Z.Boniek, çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni fjalën “Shqipëri”?

Advertisement

Doni t’ju përgjigjem ndershmërisht?

Po, sigurisht.

Një popull shumë krenar, por më duhet të them se vendi juaj më ka bërë përshtypje edhe për diçka tjetër, kur unë erdha aty në vitin 1985.

Çfarë ju ka bërë përshtypje?

Advertisement

Më bëri përshtypje si i vetmi kryeqytet ku pashë vetëm biçikleta dhe asnjë makinë. Zero, asnjë makinë. Kjo më ka ngelur në mendje…

Besoj e dini se në ato vite Shqipëria ishte një vend komunist dhe praktikisht i izoluar…

Po, po, e di.

A e mbani mend udhëtimin tuaj në Shqipëri më 30 maj të vitit 1985?

Advertisement

Po, natyrisht që po. Ka qenë me shumë peripeci, sepse unë nuk erdha me skuadrën kombëtare. Në Tiranë kam ardhur ditën e ndeshjes, më 30 maj, ndërkohë që një ditë më parë kisha luajtur finalen e Kupës së Kampioneve që Juventusi fitoi kundër Liverpulit në Hejsel.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy