Sarri refuzon Fiorentinan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Napoli dhe Roma mbeten në garë për trajnerin Maurizio Sarri, i cili ka refuzuar ofertën e skuadrës së Fiorentinas, kanë njoftuar të premten mediumet italiane.

Mësohet se Sarri nuk ka qenë i gatshëm ta marrë drejtimin e Fiorentinas pa përfunduar edicioni aktual dhe për këtë arsye nuk e ka pranuar ofertën e krerëve të klubit nga Serie A.

Megjithatë, Napoli dhe Roma janë në garë për ish-trajnerin e Juventusit, i cili është i gatshëm të kthehet për të punuar në kampionatin italian pas përfundimit të këtij sezoni.

Sarri është i papunë prej vitit të shkuar kur u shkarkua nga Juventusi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy